Pakistan, vriten 6 kryengritës
Të paktën gjashtë militantë janë vrarë në zonën klanore të banuar nga komuniteti Pashtun në Pakistan, pranë kufirit me Afganistanin.

Shkakku i vrasjes së tyre mendohet se është një sulm i realizuar nga aeroplanët amerikanë pa ekuipazh.

Ndërsa zyrtarët e sigurisë shprehen se dy raketa janë hedhur mëngjesin e sotëm pranë fshtatit Dargah Mandi në Wazirstanin verior.

Zona ku është kryer sulmi njihet si një prej rajoneve që kontrollohen nga rrjeti Haqqani, që rregullisht sulmon forcat amerikane në Afganistan nga vendet ku fshihen në malet e Pakistanit. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2013, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori