Pakistan, mbi 100 mijë të shpërngulur nga luftimet
Mbi 100 mijë persona janë arratisur nga fshatrat në veri-perëndim të Pakistanit si pasojë e luftimeve mes ushtrisë dhe rebelëve. Shifrat janë bërë publike nga UNCHR e cila rporton se mes tyre ka edhe gra dhe fëmijë

“Rreth 101.160 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, rezulton të jenë shpërngulur që prej 20 janarit, kur trupat qeveritare nisën operacionet e sigurisë në rajonin e Khiberit”, ka deklaruar një zëdhënës.Sipas përfaqësuesit të UNHCR, Khiber është një rajon tribal ku veprojnë grupe të ndryshme talebanësh, të cilët disponojnë sasi të mëdha armatimi. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2012, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori