Pakistan, jep dorëheqjen presidenti Musharaf
Albeu.com
Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf ka dhënë dorëheqjen, pas qëndrimit prej nëntë vitesh në postin e presidentit të vendit. Dorëheqja e tij erdhi pas presionit të vazhdueshëm nga partia që kontrollon qeverinë e vendit. Në një deklaratë në televizion, Musharaf deklaroi: “ Ndaj meje kanë hedhur akuza false. Koalicioni qeverisës ka shkelur Kushtetutën duke kërkuar shkarkimin tim. Musharaf shtoi se donin t’i bënin dëm atij, por në fakt thotë ai dëmi do t’i bëhet vendit. Presidenti pakistanez Pervez Musharaf ka ardhur në krye të vendit në 1999.
Shtuar më 18/08/2008, ora 20:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori