Pakistan, 17 të vdekur dhe 160 të plagosur nga tre shpërthime
Tre shpërthime të fuqishme në Pakistan kanë shkaktuar 17 të vdekur dhe të paktën 160 të plagosur. Lajmi bëhet i ditur nga kanali CNN i cili citon burime zyrtare pakistaneze. Sipas CNN shpërthimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme në qytetin Lahore të Pakistanit gjatë një riti fetar shiit duke theksuar se një nga tre shpërthimet është kryer nga një kamikaz. Shiitët janë çak i sulmeve të shpeshta në Pakistan.
Shtuar më 01/09/2010, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori