Pak javë pas vdekjes së djalit, prindërve u vjen një faturë për të paguar
Pëlqej
Pak javë pas vdekjes së djalit te tyre, prinderve u vjen ne shtepi nje fature e mire per te paguar, llogaria për mobilizimin e helikopterit qe beri transportin e te bitit te semure.

hekikop


Në muajin janar të këtij viti, i biri 27-vjeçar i zviceranit Stefan Stettler (emër i ndryshuar) e kishte humbur ndjenjat.

Megjithëse nëna menjëherë lajmëroi ambulancën dhe ekipet e shpëtimit gjithashtu ofruan një helikopter, ndihma për banorin e ri të Aargaut erdhi shumë vonë. Kur helikopteri aterroi në tokë, djaloshi ri ishte tashmë i vdekur. Shkaku i vdekjes ka qenë një mangësi deri më tani e pavërejur e zemrës, thotë Stefan Stettler. Në ndërkohë, helikopteri kthehet sërish në bazë.

Llogaria e mobilizimit të helikpterit, prindërve u erdhi në shtëpi, një javë pas vdekjes së birit. Nga gjithsej 3.000 franga, sigurimi i obligueshëm e ka marrë përsipër vetëm gjysmën e llogarisë. 1500 franga të mbetura duhet të paguhen nga vetë prindërit. Stefan Stettler iu drejtua bazës së helikopterëve “Rega”.

Djali i tij, për vite me radhë kishte qenë një donator i rregullt. Por Rega nuk pranoi t`i meerte përsipër shpenzimet, sipas revistës për konsumatorë “K-Tipp”, njofton Albinfo.ch.

Arsyeja: Rega nuk kishte të bënte asgjë me operacionin e shpëtimit. Helikopteri ishte njëri nga Ambulancat Ajrore Alpine (AAA), e cila bazën e saj e ka në fushën ajrore Birrfeld.

“Kostoja e transportit të tillë të shpëtimit nuk mund të mbulohet nga baza e Rega-s dhe duhet të jetë i mbuluar nga pacienti, respektivisht, sigurimi i tij”, ia ka shkruar Rega në një e-mail Stefan Stettlerit. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2018, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori