Pafytyrësia e rumunëve, dikur jetonin rrugve ndërsa sot bllokojnë shqiptarët
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, është shprehur në Komitetin me Jashtëm të Parlamentit Evropian, se çështja e zgjerimit të BE-së nuk përkon me prioritetet kyçe të Presidencës Rumune. Më i drejtpërdrejtë kritik ishte eurodeputeti Eduard Kukan, i cili këmbëngul se zgjerimi i Ballkanit është thelbësor për BE-në.

Një vend ballkanik që kryeson Presidencën e BE-së, nuk e ka prioritet integrimin e rajonit në BE. Ky është paradoksi rumun, i kritikuar edhe nga eurodeputetët në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian.

Dje eurodeputetët pritën në një takim ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu. Ai ishte i ftuar për të folur mbi prioritetet e Presidencës Rumune të Bashkimit Evropian. Për një periudhë 6-mujore, Rumania do të jetë kryesuese e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Melescanu duke folur për prioritetet nuk u mor me zgjerimin e Bashkimit Evropian, që duket se do të ketë një rol periferik.

Ajo që e shqetëson më shumë Rumaninë është ekonomia, Brexit, marrëdhëniet me vendet periferike dhe ato Juglindore, si dhe problemi i Turqisë. Kjo e fundit është kritikuar shumë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe burgosjen e gazetarëve.

Presidenca Rumune dhe sfidat e saj

Gjatë fjalës së tij ministri i Jashtëm rumun tha: Është një kënaqësi të jem këtu. Përfaqësoj shumicën e Parlamentit Rumun për aleancën liberal-demokrate. Do të jap një vizion për presidencën e Rumanisë. Është një privilegj për mua të jem këtu, jam shumë i impresionuar nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Kjo është diferenca. BE ka një premtim për sigurinë dhe ekonominë. Ne kemi zgjedhur të jemi të bashkuar. Rumania ka vendosur përgjegjësitë e saj në krye të agjendës.

Bashkimi Evropian është në një fazë kruciale. Brexit, lëvizjet strategjike, tregtia e lirë dhe zhvillimi ndërkombëtar, të gjithë sfidat tregojnë se si do të evoluojnë gjërat. Presidenca reflekton, jo vetëm ambiciet, por edhe vizionin e vazhdueshëm të sfidave të brendshme. Ne e konsiderojmë kohezionin të jetë i lartë mes vendeve dhe rajoneve të BE-së. Për këtë arsye slogani është bashkimi. Sfidë për ne mbeten konvergjencat, siguria, më shumë vlera të përbashkëta dhe të ardhura më të mëdha, i rëndësishëm është edhe koordinimi i institucioneve.

Qytetarët tanë duhet të jenë të parët, duke implementuar të gjitha gjërat dhe afërsinë për të ecur përpara. Jemi në një moment elektoral, që kërkon sfida dhe informim për qytetarët. Prioritetet tona janë: Politika, ekonomia dhe strategjia me vendet fqinjë, fuqizimi i shtetit të së drejtës, bashkëpunimi rajonal dhe afërsia me sigurinë dhe mbrojtjen. Aksionet dhe shërbimet e jashtme duhet të fuqizohen.

Implementimi i strategjisë globale, kërkon arritje të madhe. Si pjesë e një identiteti Evropian duhet të jetë edhe çështja e mbrojtjes së përbashkët. Rumania do të mbështesë dhe politikat e zhvillimit dhe kërkimit. Këtë herë progresi nuk duhet të jetë në fushën civile, por edhe bashkëpunimi më i madh i emergjencave. Marrëdhëniet e fuqishme transatlantike duhet të jenë solide. Fuqizimi i shoqërisë civile është një element thelbësor për demokracinë. Ky do të jetë edhe një test për Bashkimin Evropian.

Prioriteti ynë konsiston edhe në çështjen e veprimit të jashtëm. Në ketë frymë, duhet që në Qershor të këtij viti, të implementojmë një strategji të re. Të arrijmë rezultate konkrete, të cilat janë edhe të prekshme. Ballkani Perëndimor duhet të përfitojë nga vëmendja e Bashkimit Evropian. Realiteti rajonal është i brishtë. Kjo reflekton edhe prioritetet për Evropën Juglindore”.

Reagimet e euro-deputetëve

Cristian Preda, euro-deputet rumun: 1. Dua të theksoj se: Prioritet për Rumaninë duhet të jetë edhe Kina, deklaratat e fundit të Presidenti Kinez për bashkimin e Kinës me Tajvanin, edhe nëpërmjet forcës. Cili është pozicioni juaj për të?

2. Qeveria ka përsëritur qëndrimin për ambasadën e Rumanisë në Jerusalem. Pra, do të ndryshoni pozicionin e Rumanisë në raport me Bashkimin Evropian.

3. Rumania ka një pozicion të kundërt për Moldavinë. Pozicioni juaj në lidhje me këtë çështje? Për mendimin tim këto janë probleme që presidenca e Rumanisë duhet të jetë e përgatitur.

Charles Tonnik (raportues për Malin e Zi në Parlamentin Evropian): Zgjerimi i Ballkanit është një çështje tepër kruciale. Unë kam disa vite që merrem me çështjen e zgjerimit dhe mendoj se një prioritet i Presidencës Rumune, duhet të jetë edhe çështja e zgjerimit. E mirëpres multilateralizmin. Çfarë mendoni për Maqedoninë, Malin e zi, Serbinë, Ukrainën, marrëveshjen e Minskut. Si dhe Brexit. Si qëndron roli i Ballkanit Perëndimor në këtë mes? Unë mendoj se këto duhet të jenë probleme, me të cilat Presidenca Rumune duhet të përballet herët apo vonë.

Rebeka Hamas, eurodeputet e grupimit të PPE: Korrupsioni tek vendet kandidate për anëtar të BE-së është tepër i madh. Në duhet të mendojmë shumë përpara se të marrim në konsideratë çështjen e zgjerimit. Por jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor. Ukraina për shembull. Në Rumani po ashtu korrupsioni është i lartë. Për të mos folur pastaj për Turqinë.

Eduard Kukan, eurodeputet, grupimi PPE: Unë dua të ndalem tek çështja e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Po flasim dhe ato nuk janë në prioritet tuaja. Presidenca Bullgare ishte tepër ambicioze për këtë rajon, edhe Austria bëri ekspertiza për këtë rajon. Por ju duhet të gjeni diçka të mirë. Më vjen keq që e them, sepse ka një mundësi të artë për këtë rajon. Por ka vende që janë skeptike për Ballkanin. Ti ke vendosur kushte për këto vende dhe po flisni në një mënyrë të frikshme sepse po humbisni besimin tek ata. Ju i thoni të plotësoni kushtet, por ata i kanë plotësuar. Jemi në mbikëqyrje të situatës se çfarë duhet të bëjnë ata, pra të lutem na surprizoni me politikën tuaj.

Melescanu: Për Ballkanin mund të bëjmë vetëm një ministerial

Në pjesën e dytë të debatit, ministri i Jashtëm i Rumanisë, iu përgjigj pyetjeve të eurodeputetëve, duke u përqendruar tek sfidat, të cilat ai i mendonte më të rëndësishme. Gjatë fjalës së tij ai tha: “Unë do të përgjigjem brenda 15 minutash. Dua të them se pozicioni ynë për Moldavinë është mbështetja për të në Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie me asnjë personalitet në Moldavi.

Po punojmë në nivel isntitutcionesh. Shumica po i përkushtohen bashkëpunimit të brendshëm me Moldavinë. Kam qenë një rajon afër Moldavisë dhe diskutova me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm. Ne kemi vendosur një vijë të kuqe, që zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, ja pse kontributi ynë është që këtë vijë të kuqe të mos e kalojë njeri. Bashkimi i Tajvanit, me forcë, do të ketë vend në samitin e janarit të viti 2021, në Bukuresht, në takimin e Ministrave të Jashtëm. Pra, një pozicion që duhet ë jetë nga të gjitha vendet e tjera. Lëvizja e ambasadës në Jeruzalem nuk është një çështje. Por, kjo lëvizje është bërë nga Trump. Ajo ishte një lëvizje e analizuar dhe e studiuar. Pra, është me baza të ligjshme.

Por, akoma nuk ka pasur një vendim final për lëvizjen e ambasadës sonë në Jeruzalem. Para zgjedhjeve nuk duhet të mbështesim njërën apo tjetrën anë. Bashkëpunimi me Singaporin është i mirë, por do kohën e vet, ne mbështesim edukimin e të rinjve në këtë vend. Organizojmë evente në Bukuresht për të sjelle të rinj nga vendet e Azisë. Besojmë se Rumania mund të kontribuojë në sistemin e multilateralizmit. Për Brexit ka një vendim zyrtar të parlamentit. Këshilli e ka mbështetur ketë vendim. Nëse Britania e Madhe do ta shtyjë periudhën e largimit dhe të sjellë amendament të draftit, ajo që ne mund të bëjmë është të krijojmë mjete të përshtatshme për Brexit dhe të shprehin mendimin e tyre për këtë konsensus.

Dua të them se Britania e Madhe ka marrë një vendim të vështire dhe më vjen keq për këtë. Kjo vlen për të gjitha çështjet ku Anglia ka rol të rëndësishëm. Ajo prek mbrojtjen, kulturën, zhvillimin, inovacionin, ekonominë. Ne do të duhet të gjejmë një konsensus. Ne kemi një pikë vështrim ndryshe për vendet kandidate. Duhen vlerësuar përpjekjet për të implementuar politikat më të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Kjo vlen edhe për Turqinë.

Kjo është zgjidhja jonë. Marrëdhëniet tona me për këtë çështje janë të rëndësishme për Rumaninë. Në lidhje me zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, unë nuk mund t’ju surprizoj ju Z. Kukan. Sepse do të organizojmë në nivel ministror një diskutim për Ballkanin, për zgjerimin. Do të hapim letrat në tavolinë. Do të jetë prezent edhe David Mcallaister. Kjo është ajo që mund të bëjmë. Por shpresoj që rezultatet mund të jenë surprizuese për ne, ose për ju. Në lidhje me Turqinë, mund të them se ajo ka problemet e saj të brendshme dhe të jashtme. Marrëdhëniet me Hungarinë janë ekselente.

Jemi akoma duke u rritur me të. Ka një marrëdhënie të mirë ekonomike dhe solidariteti. Ka opinione të ndryshme, por edhe varet se si do të mund ta perceptojmë. E gjitha varet nga kohezioni dhe çështja Shengen, sepse është një kriter politik. Në lidhje me migracionin e parregullt, mund të them se, presioni i migracionit është i madh nga Jugu i Bashkimit Evropian. Rregullat e legjislacionit të pastrimit të parave, të cilat prekin shumë vende kandidate, janë analizuar nga Bashkimi Evropian, në këtë mënyrë ne do të përqendrohemi vetëm në thellimin e tyre.

Fushata zgjedhore e BE-së lë mënjanë çështjen e zgjerimit

Ndërsa votuesit në të gjithë Bashkimin Evropian shkojnë drejt zgjedhjeve në maj, tema e zgjerimit të BE-së për të përfshirë Ballkanin Perëndimor duket se mungon pothuajse tërësisht në fushatë. Analistët paralajmërojnë se kjo çështje e ndjeshme ka gjasa të lihet në anë, të paktën deri në fund të vitit, kur do të betohet një Komision i ri Evropian. Erwan Fouere, një profesor në Qendrën për Studime të Politikave Evropianë me qendër në Bruksel, tha për BIRN se partitë tradicionale të qendrës nuk kanë arritur të komunikojnë përfitimet e zgjerimit të BE-së.

Zgjerimi ka shumë avantazhe, por ka pasur mungesë guximi nga liderët e BE-së për t’i theksuar ato përfitime, sepse ata e dinë se hapja e temës së zgjerimit jo domosdoshmërish do të sjellë vota,” tha ai. Mbështetësit e zgjerimit thonë se rreziku në lënien mënjanë të kësaj teme nga partitë tradicionale qendrore është se kjo i lë hapësirë populistëve dhe fraksioneve të krahut të djathtë që të luajnë me ndjenjat anti-zgjerim midis votuesve evropianë. Ata theksojnë se kur kandidati kryesor i Partisë Popullore Evropianë të qendrës së djathtë, EPP, Manfred Weber, nisi fushatën e tij javën e kaluar në Qipro, ai as që e përmendi marrëveshjen historike të arritur midis Greqisë anëtare të BE-së dhe Maqedonisë, aspiruese për t’u bërë anëtare, në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë. Politikani gjerman e shmangu plotësisht temën e të ashtuquajturës Marrëveshja e Prespës, e cila është kryesore për aspiratat e Maqedonisë për në BE. “E respektoj plotësisht ndjeshmërinë e popullit grek për çështjen e emrit me FYROM-in.

Nuk pati asnjë intervistë në lidhje me këtë temë,” shkroi Weber në Twitter, duke iu referuar Maqedonisë me termin e saj të përkohshëm të vendosur nga Kombet e Bashkuara (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë). Marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë në lidhje me emrin e saj është me rëndësi jetike për shpresat e vendit për pranimin në BE dhe NATO, gjë të cilën Greqia e ka bllokuar në mënyrë të përsëritur në të kaluarën. Por analistët thonë se lajmi i keq për Maqedoninë dhe të gjithë Ballkanin është se nuk është vetëm EPP-ja e qendrës së djathtë që po e shmang çështjen e zgjerimit. Edhe partitë e tjera kryesore po e bëjnë këtë.

Politikat ngurruese pasqyrojnë frikën zgjedhore

Që nga viti 2014, Ballkani Perëndimor zor se ka qenë i pranishëm në agjendën e Këshillit Evropian, përveçse kur është bërë fjalë për një çështje sigurie, kundër-terrorizmi dhe emigracioni. Bullgaria u përpoq ta bënte zgjerimin një prioritet politik gjatë presidencës së Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018. Por debatet përfunduan në zhgënjim, sepse shtetet e BE-së mbeten thellësisht të ndara për sa i takon zgjerimit për të përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye nuk mundën të binin dakord për të nisur negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Një samit i mbajtur në Sofje në maj 2018 dhe Këshilli Evropian në qershor përfunduan vetëm me premtimin se çështja e zgjerimit do të rishfaqet në agjendë në qershor 2019, pas zgjedhjeve dhe “në varësi të progresit të bërë”. Një dokument i publikuar më 10 janar nga Qendra për Studime të Politikave evropiane, me autor Fouere, paralajmëroi se nëse populistët dhe euro-skeptikët fitojnë më shumë influencë në Parlamentin Evropian pas majit, oreksi për zgjerimin do të jetë akoma më i pakët. Ai i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe diplomacisë së BE-së të miratojë një strategji më pro-aktive në Ballkanin Perëndimor. Fouere tha për BIRN se më pro-aktive nuk duhet të ishin vetëm institucionet evropiane, por edhe dy fraksionet e mëdha politike evropiane, PPE-ja dhe socialistët dhe socialdemokratët e qendrës së majtë. Ata duhet të angazhohen më nga afër, por edhe të jenë më pak të butë ndaj partnerëve të tyre në rajon kur ata larohen nga rruga e sundimit të ligjit, këshilloi ai. Si PPE-ja ashtu edhe socialistët në Evropë kanë qenë shumë të heshtur në lidhje me sjelljen autoritare të disa prej partive në pushtet në rajon që formojnë pjesë të grupeve të tyre. Kjo ka ushqyer përshtypjen e BE-ja toleron liderët si ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili që nga ajo kohë është dënuar me burg për korrupsion, gjë të cilën ai e shmangu duke u arratisur për në Hungari.

Socialistët evropianë tradicionalisht konsiderohen si më të favorshëm për zgjerimin. Megjithatë, Frans Timmermans, kandidati kryesor i socialistëve, gjithashtu nuk ka përmendur zgjerimin në fushatën e tij deri më tani. Nënkryetari i parë aktual i Komisionit, i ngarkuar me sundimin e ligjit, foli për herë të fundit për zgjerimin ose Ballkanin Perëndimor në mars 2017, kur tha në një konference të German Marshal Fund se “kufijtë në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të jenë ekzistencialë”. Rufin Zamfir, drejtor për Ballkanin Perëndimor në organizatën Global Focus në Bukuresht, thotë se vetëm partitë populiste në shtetet e BE-së po e trajtojnë temën e zgjerimit – në një mënyrë armiqësore – duke u ndjerë të sigurt se do të përfitojnë nga reagimi emocional që shkakton kjo mes shumë votuesve.

“Përparimi që populistët në vende si Italia, Austria apo Franca kanë bërë në këtë temë, është edhe për faktin se dy fraksionet e mëdha politike në BE, PPE dhe Socialistët, kanë lënë hapësirë për debat mbi zgjerimin plotësisht të braktisur,” tha ai. “Kjo do të funksionojë për një të ardhme më pak të qetë në Evropë, sepse ajo që ndodh tani është baza e asaj që do të shohim pas majit 2019,” shtoi Zamfir.

Votuesit e BE-së “të painformuar” për përfitimet e zgjerimit

Fouere thotë se problemi nuk është vetëm qasja e orientuar drejt elitës që Brukseli ka ndërmarrë ndaj rajonit në vitet e fundit. Opinioni publik në BE nuk është informuar siç duhet dhe nuk kupton përfitimet ekonomike që BE-ja ka korrur për shkak të zgjerimit, thotë ai. Mirëpritja e anëtarëve të rinj të BE-së sigurisht që s’është shumë popullore tani mes votuesve evropianë, sugjerojnë sondazhet. Një sondazh i Eurobarometrit i pranverës 2018 tregoi se vetëm 44 për qind e të anketuarve do të binin dakord që BE-ja të pranonte anëtarë të rinj, ndërsa 46 për qind ishin kundër kësaj. Në vjeshtën e vitit 2018, çështja mbi “zgjerimin e mëtejshëm të BE-së për të përfshirë vende të tjera në vitet e ardhshme” tërhoqi akoma më pak mbështetje në këtë anketim: 43 për qind ishin “pro” dhe 45 për qind ishin “kundër. “Institucionet dhe vendet e BE-së nuk kanë bërë një punë të mirë në shpjegimin e evolucioneve në Ballkanin Perëndimor për publikun. Përfitimet politike dhe ekonomike të zgjerimit të kufijve të BE-së, sidomos përfitimet në aspektin e sigurisë, për të përfshirë Ballkanin Perëndimor, nuk njihen ashtu siç duhet,” tha Fouere. “Druhem se çështja ndoshta nuk do të shfaqet aspak gjatë fushatës zgjedhore. Por kjo nuk duhet t’i ndalojë liderët më pas që të riafirmojnë angazhimet e mëparshme që nuk janë respektuar për Ballkanin Perëndimor,” shtoi Fouere.

Bianca Toma, drejtoreshë e programit Qendra Rumune për Politikat evropiane, thotë se ndryshimi i drejtimit është gjithashtu në dorën e qeverive të Ballkanit Perëndimor. Ata duhet të dinë se alternativa e tyre më e mirë me BE-në është të ndërmarrin seriozisht reformat e nevojshme, madje edhe kur ato bien ndesh me interesat e politikanëve dhe grupeve të tjera. “Nuk ka alternativë më të mirë për rajonin sesa BE-ja dhe një tjetër alternativë tjetër nuk do të shfaqet së shpejti,” tha Toma.

“Kjo është arsyeja pse përkrahësit e zgjerimit duhet të inkurajohen, edhe pse Ballkani Perëndimor mori një farë vëmendjeje, sidomos gjatë presidencës së Bullgarisë dhe Austrisë të Këshillit të BE-së,” shtoi Toma. “Megjithatë, evolucioni në agjendën e zgjerimit varet nga prioritetet e Komisionit të ri Evropian dhe ne do t’i njohim ato nga fundi i vitit,” përfundoi ajo


Shtuar më 23/01/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori