''Pacienti zero i Kinës eksperimetnoi me lakuriqët e natës'', SHBA nis hetimet
Një prej teorive se nga doli koronavirusi, është ajo se erdhi nga eksperimentimi me lakuriqët e natës në një laborator kinez.

Lidhur me këtë, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar Kinës të japë shpjegime pas raporteve se koronavirusi e ka pasur vërtet origjinën në një laborator kinez, por jo si armë biologjike.

Ai thuhet të jetë rezultat I disa eksperimenteve që duhet të dëshmonin se shkencëtarët kinezë janë superiore krahasuar me ata amerikanë në identifikimin e kërcënimeve virusale.

Lajmi vjen pasi presidenti Donald Trump tha të mërkurën së SHBA-ja po përpiqet të përcaktojë nëse virusi kaloi tek njerëzit aksidentalisht gjatë eksperimenteve me lakuriqët e natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan. Pas epidemia u përhap, liderët kinezë nxituan të fajësonin tregun e kafshëve të egra, thanë disa burime për Fox News. Sipas tyre, “ pacienti zero I Kinës” punonte pikërisht në laboratorin e Wuhanit, dhe e ka përhapur virusin pasi ka dalë nga puna.
Shtuar më 16/04/2020, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori