OSBE: Qeveritë të sigurojnë liri të fjalës
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka kërkuar nga 56 qeveritë e shteteve anëtare, që të ndërmarrin hapa realë në sigurimin e lirisë së fjalës.


“Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në OSBE duhet të tregojnë përkushtim për vlerat e tyre demokratike duke vepruar e jo vetëm me fjalë”, tha Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për Liri të Mediave, në Tunizi, në një konferencë ndërkomnbëtare.

Sipas saj autoritetet duhet ta bëjnë të qartë se sulmet dhe presionet psikike ndaj reporterëve, vrasjet e pazgjidhura, arrestimet arbitrare dhe burgosjet dhe ligjet drakoniane për shtyp, që e instalojnë censurën në internet dhe jashtë tij, nuk kanë vend në shoqëritë moderne, që synojnë progres dhe prosperitet. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori