Tiranasit i kapen një “thes” me euro në portin e Durrësit

Rreth 2.6 milionë euro, janë zbuluar dhe sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit.

Paratë që u gjetën në një mjet, që po vinte nëpërmjet një trageti nga Bari ishin shpërndarë në vende të ndryshme brenda makinës.

Departamenti i Krimeve të Rënda është duke trajtuar rastin pasi makina dhe zotëruesi i saj u ndaluan nga policia në doganë.

Drejtuesi i mjetit konfirmohet se ndodhej i vetëm. Drejtuesi është nga qyteti i Tiranës dhe ka bërë vazhdimisht të njëjtën rrugë kohët e fundit.


Shtuar 13.06.2020 15:29