Orteku u fuqishëm godet shtëpitë, 14 të vdekur në Pakistan (FOTO LAJM)

Të paktën 14 persona kanë ndërruar jetë ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek i fuqishëm goditi disa shtëpi në Veri të Pakistanit në rajonin Chitrala.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën vonë në qytetin Chitral, ka thënë Nizamud Shah, komandant i forcave vëzhguese.

Shah ka bërë me dije se ekipet e shpëtimit nxorën 14 kufoma, ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori