Mediet italiane kanë
shkruar sot se një ortek i frikshëm dëbore ka rënë mbi një
hotel të quajtur "Rigopiano di Farindola" në një zonë turistike të Peskarës në
Itali.
Sipas raporteve të publikuara nga Prefektura, mësohet se janë rreth 20 njerëz të regjistruar në
hotel, përveç stafit.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në qytet dhe po përpiqen të arrijnë në
hotel me çdo mjet, por frika e autoriteteve është se të gjithë të pranishmit në
hotel mund të kenë humbur jetën.
Kryetari i provincës së Pescara Antonio Di Marco, ka
shkruar ne "Facebook" se "për fat të keq ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme, nuk dihet nëse ka
viktima por mbetet për t'u konfirmuar." /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017,
ora 08:19