Orban: BE ka problem me zgjerimin
Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, vendi që ka kryesinë e rradhës së BE-së deklaroi se problemi më i madh që po përballet Bashkimi Evropian është çështja e zgjerimit. Duke folur për Ballkanin Perëndimor, Orban tha se "për aq kohë sa të mos e integrojmë rajonin, do të jetë dikush tjetër që do t`i integrojë ata".

Ai shtoi se nuk mund të imagjinohet se po ndihmohet siguria evropiane duke lënë mënjëanë një zonë që është burim i paqëndrueshmërisë pa zgjerimin.

Orban theksoi se nga i gjithë rajoni, Maqedonia është një nga çështjet më të vështira.

Duke iu referuar konfliktit mes Shkupit e Athinës për çështjen e emrit ai tha,
"Nëse duhet të karakterizojmë situatën ajo mund të quhet mishërim i absurditetit". /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2011, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori