Orban akuzon Evropën për "sovjetizim"
Në përkujtim të kryengritjes anti-komuniste të vitit 1956, lideri i krahut të djathtë, Kryeminstri i vendit Viktor Orban tha se Hungaria duhet t’i bëjë ballë sovjetizmit evropian dhe do të mbrojë kufijtë e saj nga emigracioni masiv.

Kritiku i Bashkimit Evropian dhe kundërshtari i orëve të para të vërshimit të refugjatëve në kontinentin e vjetër, këmbëngul se liria në Evropë e varet nga vetë kombet dhe nga traditat e krishtera.

Në fjalimin para turmës, shoqëruar me brohoritje, Orban u shpreh:

Ne nuk mund të pranojmë që shtëpia jonë, Bashkimi Evropian duhet të shndërrohet në perandorinë e kohërave moderne.

Ne nuk duam “Shtetet e Bashkuara të Evropës” në vend të aleancës së vendeve të lira.

Ne duhet të shpëtojmë Brukselin nga sovjetizmi, nga njerëz që duan të na imponojnë se me kë duhet të jetojmë në vendin tonë.

Një pjesë e turmës përpara së cilës po fliste e brohoriti, por pati dhe mbështetës të opozitës që e fishkëllyen.

Nuk vonoi shumë dhe përkrahës e kundërshtarë të shefit të ekzekutivit përfunduan duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Ne nuk mund të kemi liri sa kohë ekziston kjo opozitë e neveritshme, shprehet Laszlo Barta, mbështetës i Orban.

Bashke me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore, Hungaria kundërshton skemën e kuotave, e cila detyron vendet anëtarë të unionit të strehojnë një numër të caktuar klandestinësh. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2016, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori