“Ora e Tokës”, e gjitha bota fik dritat për të kursyer energji (FOTO LAJM)

Dritat në të gjithë botës janë fikur në orën 20:30 të shtunën mbrëma, për të shënuar për të dhjetin vit me radhë atë që quhet Ora e Tokës, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Iniciativa ka nisur më 2007 në Australi nga Fondi Botëror për Botën Shtazore (WWF) kundër emetimeve të dyoksid-karbonit nga ana e njeriut që ndikojnë në ngrohjen e planetit.

Më 2017, kjo ngjarje do të shënohet me fikjen e dritave për një orë në 7 mijë qytete përgjatë 172 vendeve, në orën 20:30 të kohës lokale, me qëllim të theksimit të nevojën për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike dhe për ruajtjen e disa megavateve të energjisë elektrike.
Në mesin e ndërtesave dhe strukturave të famshme që morën pjesë në këtë aksion janë Shtëpia e Operës, ura Harbour, Parku Luna, Ndërtesa Komunale dhe Kulla Syri e Sidneit, Australi.

Organizatorët e “Earth Hour” thonë se nuk i monitorojnë rezultatet e iniciativës për kursimin e energjisë, thonë se një në katër australianë është i përfshirë në këtë ngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2017, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori