UEFA shikon 5 tetorin si datë përfundimtare për merkaton

Periudha e regjistrimit të transferimeve në një numër vendesh evropiane, përfshirë Anglinë, nuk është hapur akoma për shkak të vonesës në përfundimin e sezonit për shkak të pandemisë koronavirus.

Organi drejtues i futbollit evropian ka vendosur 6 tetorin si afatin e fundit për regjistrimin e lojtarëve për të garuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, dhe për këtë arsye ka rekomanduar që dritarja e transferimit të mbyllet një ditë më parë.

UEFA në mënyrë efektive e ka larguar Fair Play Financiar për këtë sezon, çka do t’i lejojë klubeve të shpenzojnë pa shumë kalkulime.

Në deklaratën e UEFA-s shkruhet: “Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve për fazën grupore të garave të klubeve të UEFA-s 2020/21 është caktuar në 6 tetor 2020”.

“Si rezultat, komiteti ekzekutiv i UEFA u bëri thirrje të gjitha shoqatave anëtare që të miratojnë një datë të harmonizuar të afatit në dritaren e ardhshme të transferimit të verës, me këtë datë të caktuar si 5 tetor 2020”.


Shtuar 18.06.2020 11:25