Operohet per tumor ne tru, del dicka tjeter
Pëlqej
Albeu.com
E pabesueshme por e vertete. Rosemary Alvarez, nga shteti i Arizones ne SHBA, paraqitet te mjeku pas shqetesimeve qe ka. I thuhet qe vuan nga tumori ne tru. Fillon operacioni dhe te gjithe ngelen te shokuar...Ne fillim, Alvarez ben te gjitha testet e gjakut si dhe rontgenin por nuk merr asnje rezultat qe mund te jepte sqarimin e shqetesimeve. Me vone, doktori i saj, neurologu Dr. Peter Nakaji, i kerkoi te bente Rezonancen Magnetike, ku edhe u percaktua se ne trurin e Rosemary Alvarez gjendej nje mase tumori dhe u vendos qe kjo mase te hiqej me operacion.

Por, gjate operacionit doktoret habiten kur shohin se masa ne fjale nuk ishte tumor por nje krimb i gjalle ne tru.

"Eshte e hera e pare qe gjendet krimb ne tru. Krimb mund te gjendet ne stomak (mide) dhe zorre por jo edhe ne tru. Dhe kjo gjendje ndodh nga mishi i papjekur mire si dhe nga mospastrimi i duarve pas daljes nga tuvaleti.", thote Dr. Nakaji.

Tani Zonja Rosemary Alvarez, gezon shendet te plote dhe porosit te gjithe njeerzit te kene kujdes ne ushqim si dhe ne larjen e duarve sa me shpesh te jete e mundur. (Albeu.com)

Ne vazhdim mund te shikoni video lajmin ne anglisht.

KUJDES: Videoja permban pamje nga operacioni



Shtuar më 22/11/2008, ora 05:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori