Operacioni kolosal: Mijëra kub dhe u hoqën gjatë kërkimit për Julenin
Juleni 2.5 vjeç u gjet pa jetë në fund të pusit 100 metra të thellë ku ra dy javë më parë pas një operacioni të madh shpëtimi të mbrojtjes civile spanjolle.

Tashmë autoritete janë duke kryer hetimet se kush e hapi pusin si edhe në lidhje me mënyrën se si ra vogëlushi, por sëfundmi kanë dhënë edhe detaje mbi operacionin e shpëtimit.

"Ky është një mega operacion që nuk ka ndodhur kurrë në botë ashtu si edhe tragjedia e vogëlushit. Kemi lëvizur në një kohë të shkurtër 86 000 kub dhe dhe shkëmbinj. Punuan 300 persona për 24 orë me radhë dhe kjo le të na vlejë si një eksperiencë për punën tonë në të ardhmen", shprehen drejtuesit e Mbrotjes Civile në Spanjë.

Operacioni që zgjati thuajse dy javë përfundoi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme duke e gjetur pa jetë vogëlushin në fund të pusin me trupin e mbuluar nga dheu dhe shkëmbinjtë.

Dyshohet se Juleni ka ndërruar jetë që në momentin që ra në pus pas hetimet e para tregojnë se ai ka patur një rënie të lirë për 75 metra, raporton Albeu.com.

Kjo e bën të pamundur që vogëlushi të ketë mundur të jetojë pas rënies, sipas tyre.

Trupi i djalit i është kthyer familjarëve dhe ata po mbështeten me ndihmë psikologjike.

Juleni 2.5 vjeç ra dy javë më parë në një pus 100 metra të thellë dhe 25 cm të gjerë në Malaga teksa ishte në piknik me prindërit e tij. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori