Derbi Inter-Milan për super sulmuesin italian

Derbi Inter-Milan nuk është vetëm në fushë por edhe jashtë saj.

Së fundmi Milan ka menduar të konkurrojë Interin për shërbimet e sulmuesit italian, Scamacca.

Zikaltërit janë në avantazh për nënshkrimin e tij, ku në janar italiani refuzoi dhe Dortmundin për të pritur merkaton e verës që të transferohet tek Interi nëse negociatat shkojnë siç duhet.

Drejtori sportiv i Sassuolos e ka pohuar gjithashtu se Inter është në kontakte intensive për shërbimet e tij dhe se e ardhmja e Scamacca duket pranë kampionëve në fuqi.

Por Milan ka vendosur të provojë transferimin e tij ku do të përballet me Interin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 15:47