Omar Bin Laden: Babai im eshte gjalle
Albeu.com
Nuk e ka parë të atin që prej vitit 2001, kur të dy u përshëndetën në Afganistan, megjithatë është i sigurt se ai është gjallë. Për këtë bazohet te regjistrimet me zërin e tij që ka arritur ta dëgjojë në shumë xhirime.
Omar Bin Laden, 28 vjeç, është djali i katërt i Osamas, trashëgimtari i tij dhe më rebeli i anëtarëve të familjes së liderit të “Al Qaedas”. Në të njëjtën kohë me publikimin e librit, “Growing up as a Bin Laden”, libri që tregon jetën me të atin në Arabinë Saudite, Sudan dhe Afganistan, prishjen e marrëdhënieve të tyre dhe ëndrrën për t’u pajtuar, Omar tregon se kush është i ati i tij dhe përse është i sigurt se është gjallë, pavarësisht se prej tij nuk ka lajme që nga viti 2001.

“Dua të them se jam krenar për mbiemrin tim. Nëse kam zgjedhur të flas dhe të shkruaj një libër, kjo sepse për ne janë thënë shumë gjëra të rreme dhe unë doja të zbuloja të vërtetën. Familja ime ka bërë shumë gjëra të mira në botë: gjyshi im ishte një njeri i madh”.

Në librin e tij, Omar Bin Ladeni flet për të atin si një burrë që shpesh mungonte në jetën e tyre, pasi ishte i angazhuar me punë të rëndësishme në Arabinë Sauditë, Sudan dhe Afganistan.
Shtuar më 17/05/2010, ora 12:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori