OKB tentativa për ndaljen programit bërthamor në Iran
OKB vazhdon tentativat e saj për të bindur Iranin të heqë dorë nga programi i saj bërthamor. Kjo detyrë i është caktuar 6 fuqive botërorë të cilat do të nisin punën për të bindur Teheranin të heqë dorë.


Diplomatët e OKB-së për çështjet bërthamore kanë raportuar për një rritje të shqetësimeve për shkak të një impianti ushtarak iranian, ku dyshohet se po zhvillohet programi. Pamje satelitore tregojnë se në impiantin ushtarak të Parçinit hyjnë vazhdimisht kamionë dhe pajisje për lëvizjen e tokës, me siguri për të pastruar gjurmët e testeve bërthamore. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori