Ngjarje horror në Londër, gruaja gjendet e dekompozuar në shtëpi, kishte vdekur 2 vjet më parë

Nje ngjarje e rëndë është zbuluar në Londër, ku një grua është gjetur e dekompozuar në shtëpinë e saj, pasi kishte ndërruar jetë dy vite më parë.

Skeleti i Shila Seleoane u zbulua nga policia në apartamentin e saj në veri të kryeqytetit britanik, pasi ata u futën me forcë në banesë. 61-vjeçarja arriti të identifikohej vetëm nga dhëmbët e saj, të cilët u përdorën për testin e ADN-së, ndërsa në trup nuk u konstatuan shenja dhunë, që do të thotë se vdekja ka qenë natyrale.

Ajo jetonte me qira në apartament, dhe dy vite më parë pronari i shtëpisë i kishte ndërprerë gazin dhe ujin për shkak se ajo nuk kishte kryer pagesat. Megjithatë, ai në asnjë moment nuk tentoi të hynte brenda shtëpisë dhe të kontrollonte, duke bërë që ajo të gjendej dy vite pas vdekjes. Shila jetonte e vetme dhe nuk ishte e martuar, e as fëmijë, ndërsa familja e saj jetonte në Afrikën e jugut.

Disa banorë dhanë alarmin për aromë të keqe që vinte nga apartamenti, ndërsa autoritetet thanë se era kishte dalë vetëm tani, pasi apartamenti ishte i izoluar./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 19:54