OKB shpreh shqetësimin për sulmin në Somali
OKB ka dënuar sulminSomali. Raportohet se përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Somali, Nicholas Kay, ka dënuar sulmin dhe është shprehur “i tmerruar” me humbjet e njerëzve.

Shtatë njerëz kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në një makinë të Kombeve të Bashkuara në Somali. Lidhur me këtë situatë, fondacioni për Fëmijë i OKB-së ka bërë të ditur se katër pjesëtarë të stafit të tij janë në mesin e të vrarëve. Sulmi në fjalë ka ndodhur në qytetin Garove. Sa i takon kësaj situate, përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant i Al Shababit. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori