OKB: Rreth 2.4 milion persona në emergjencë humanitare në Libi
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se miliona shtetas libianë dhe emigrantë janë viktima të krizës humanitare.

Sipas OKB, 300.000 fëmijë janë larguar nga sistemi arsimor dhe 350.000 libianë janë zhvendosur në të gjithë vendin.

“Më shumë se 2,4 milionë persona në Libi kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare”, deklaroi Martin Kobler, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Libinë në një deklaratë të publikuar dje në faqen e misionit.

“Ka mungesa të theksuara në medikamente, vaksina si dhe në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Rreth 300.000 fëmijë janë larguar nga sistemi arsimor dhe 350.000 libianë janë zhvendosur në të gjithë vendin”, shtoi ai.

Kobler iu referua gjithashtu situatës delikate të rreth 270.000 emigrantëve të larguar nga shtëpitë e tyre të cilët janë bllokuar në Libi. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2016, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori