OKB pezullon ndihmat humanitare drejt Sirisë
I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, ka pezulluar ndihmat humanitare drejt Sirisë, duke përmendur dhunën e vazhdueshme dhe mungesën e përparimit në dërgimin e ndihmës në zonat më të prekura të vendit.

OKB-ja do të fokusohet në përpjekjet për të vendosur një armëpushim 48 orësh në Aleppo, ku luftimet janë intensifikuar në javët e fundit.

Ndihma humanitare u krijua në shkurt, për të ndihmuar koordinimin e dërgesave të ndihmës në Siri, ku palët ndërluftuese kishin ngritur rrethime dhe bllokime të furnizimeve në dërgimin e tyre në zonat më të prekura. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2016, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori