OKB miraton rezolutën për Sirinë
KS i OKB-se
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht për shtimin e misionit monitorues në Siri me 3 mijë vëzhgues. Misioni UNSMIS do të zgjasë fillimisht 90 ditë dhe do të vëzhgojë respektimin e armëpushimit në zonat e banuara. Në dokumentin e miratuar, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit bëjnë thirrje për respektimin e plotë të planit të paqes së ndërmjetësuar nga Kofi Annan.

Ndërkohë, grupi i vogël i vëzhguesve të OKB-së në terren vizituan qytetin e Homsit, ku për herë të parë, pas javësh të tëra luftime, nuk u dëgjuan të shtëna artilerie e armësh të tjera luftarake. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2012, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori