OKB: Libia të kete kujdes me të burgosurit
Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport të bërë publik ka akuzuar ish-rebelët libianë se mbajnë ende të burgosur rreth 7 mijë persona në këtë vend. Sipas këtij raporti të bërë nga kjo organizatë ndaj këtyre të burgosurve po ushtrohej tortura dhe se ata nuk kishin një proces të rregullt gjykimi.

Një pjesë e tyre janë afrikanë nën-saharianë, që dyshohet se kanë punuar si mercenarë të punësuar nga regjimi i kolonelit Muammar Gaddafi. “Ndërsa Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka marrë disa hapa drejt kësaj cështjeje, duke transferuar përgjegjësinë për të burgosurit nga brigadat tek autoritetet shtetërore, shumë punë mbetet për të përmirësuar sistemin e burgjeve, parandalimin e abuzimeve dhe lirimin e personave të caktuar, burgimi i të cilëve nuk duhet të zgjatet”, thuhet në këtë raport.

Hartuesit e ketij raporti shprehin besimin se liderët e Libisë së re janë të angazhuar për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, duke i dhënë fund burgimit arbitrar dhe abuzimeve e diskriminimit, si ndaj vendasve ashtu edhe ndaj të huajve./
Shtuar më 29/11/2011, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori