OKB kërkon ndalimin e luftimeve në Siri për Ramazan
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për armëpushim ndërmjet kryengritësve dhe trupave besnike ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad në muajin e Ramazanit.


Koalicioni Kombëtar Sirian në opozitë raportohet se ka ofruar armëpushim, por regjimi i presidentit Bashar al-Assad, tha se është e nevojshme ndalja totale e dhunës, e jo e pjesërishme, dhe e ka refuzuar ofertën. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2013, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori