OKB-ja rinis dërgimin e ndihmave humanitare në Siri
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të rinisië dërgimin e ndihmave humanitareSiri, të cilat u ndaluan pak ditë më parë për shkak të sulmit ajror vdekjeprurës ndaj autokolonës me ndihma për civilët.

SHBA-të kanë akuzuar avionët rusë dhe sirianë si përgjegjës për këtë sulm.

"Kamionët e ndihmave tani do ta kalojnë nëpër disa zona, por me kujdes dhe maturi", shkruan "BBC".

Ndërkohë fuqitë ndërkombëtare do të diskutojnë sot në Nju Jork përpjekjet për paqe në Siri, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë të martën se "e ardhmja e Sirisë varet nga një fije". /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2016, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori