OKB heton sulmin izraelit kunder flotes se ndihmave per Gazen
Albeu.com
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Organizatës së Kombeve të Bashkuara emëroi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, për të hetuar mbi sulmet izraelite të 29 majit mbi flotën e ndihmave për Gazën. Ekipi fakt mbledhës do të përbëhet nga ...... tre ekspertë të pavarur: Sir Desmond de Silva, Karl Hudson-Phillips dhe Mary Santhi Dairiam. Si pasojë e sulmeve izraelite në anijen “Mavi Marmara”, e cila ishte pjesë e flotës me ndihma për Gazën, humbën jetën 8 persona me shtetësi turke dhe një me nënshtetësi turko-amerikane. Izraeli vazhdimisht e ka kundërshtuar një hetim ndërkombëtar të sulmit duke theksuar se hetimi që ai vetë do kryejë, do jetë i pavarur dhe i besueshëm.
Shtuar më 23/07/2010, ora 20:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori