OKB ashpërson sanksionet ndaj Koresë së Veriut
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka aprovuar sot një rezolutë që do të ashpërsojë sanksionet ndaj Koresë Veriore, si kundërpërgjigje ndaj testit të saj të pestë dhe më të madh deri më tani.

Këshilli ka aprovuar rezolutën me sanksione sot në mënyrë unanime, ndërsa diplomatët e saj e kanë quajtur rezolutën hap të rëndësishëm përpara.

Sanksionet e reja kanë për objektiv të hyrat e monedhës së vështirë të Koresë Veriore duke i vënë kapak eksporteve të thëngjillit, duke i shkurtuar kështu për 62%.

Diplomatët kanë thënë se sanksionet e reja e qartësojnë edhe më tej se "përjashtimi i jetesës", i cili ka lejuar importet kineze, ka për qëllim vetëm mbrojtjen e jetesës të atyre që momentalisht jetojnë në Korenë e Veriut, dhe jo njerëzit apo kompanitë kineze që bëjnë biznes me Korenë e Veriut. /albeu.com/

Shtuar më 30/11/2016, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori