OKB: 8 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se janë plot 8 milionë njerëz që janë prekur nga tërmeti që ka rënë në Nepal.

Sipas shifrave të OKB-së, nga tërmeti në Nepal kanë humbur jetën afro 4.400 persona, ndërsa 1.4 milionë njerëz janë në nevoja për ndihma ushqimore.

Koordinatori i OKB-së në Katmandu, Jamie McGoldrick, tha sot në një konferencë për shtyp se 2 milionë e njerëzve të prekur, janë nga 11 rrethet më së shumti të goditura nga tërmeti.

Ndërkaq, helikopterët kanë fluturuar afër epiqendrës së tërmetit, në territoret e largëta, duke i bartur të plagosurit nëpër spitale dhe duke dërguar ndihma emergjente te fshatarët, që janë izoluar nga vërshimet. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2015, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori