Rama në familjen e 18-vjeçarit që ndërroi jetë duke shpëtuar vëllain dhe shokun: Do ta shpallim Dëshmor Atdheu

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e Anri Kashniku, të cilët kanë hapur dyert e morgut për djalin e tyre 18-vjeçar që u mbyt në det, ndërsa po shpëtonte vëllain e tij të mitur dhe shokun e këtij të fundit.

Rama, i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, i shprehu ngushëllime familjes dhe tha se 18-vjeçari do të shpallet “Dëshmor i Atdheut” për aktin heroik./albeu.com


Shtuar 15.07.2022 16:44