Ofenduan vajzën dhe dhëndrin e Erdogan, arrestohen 11 persona
11 persona janë arrestuar në Turqi, pasi dyshohen të kenë ofenduar vajzën dhe dhëndrin e presidentit Erdogan, në rrjetet sociale.

Vajza dhe dhëndri i presidentit turk njoftuan në Twitter për lindjen e fëmijës së tyre të katërt, postim ky që duket të ketë marrë shumë komente negative.

Erdogan u zotua të shtrëngojë kontrollin e qeverisë turke ndaj mediave sociale, pas sharjeve dhe ofendimeve drejtuar familjes së tij.

Sipas tij, qeveria po planifikon një legjislacion që do t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale për prani ligjore në Turqi, në mënyrë që të mbajnë përgjegjësi financiare dhe t’u përgjigjen gjykatave turke.

Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët që kundërshtuan fyerjet në adresë të familjesErdogan, shumë prej të cilave thuhet se vunë në dyshim atësinë e fëmijës së porsalindur.
Shtuar më 22/08/2020, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori