Pianisti i njohur turk, Fazil Say është dënuar me 10 muaj
burg të pezulluar (nuk do t'i kërkohet që ta vuajë këtë dënim) sepse ka fyer
vlerat e fesë
islame. Një gjykatë në Stamboll shpalli fajtor zotin Say për disa komente në Tëitter.
Ai nuk ishte në gjyq në momentin e dhënies së vendimit, por disa herë i ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij, duke thënë se ato ishin të motivuara politikisht. Çështja në fjalë rizgjoi shqetësimet mbi ndikimin që ka
feja në politikën turke.
Zoti Say u akuzua qershorin e shkuar e mund të ishte dënuar me 18 muaj
burg. Një nga komentet që ai kishte bërë në Twitter ishte: "Nuk e di nëse e keni kuptuar, por nëse ka një qelbanik, një të mjerë, një hajdut apo një budalla, ai është gjithmonë "Allah-ist". /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 12:52