Afrona Dika i “vë kapakun” historisë me Bleron, bën veprimin e papritur (FOTO LAJM)

Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar për martesën e tyre e sidomos së fundmi. Në profilet e tyre në Instagram, ata i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin-duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.

Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, ose të paktën jo haptazi.

Afrona festoi ditën e djeshme 30 vjetorin e saj të lindjes.

Për herë të parë pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’, të paktën këtë na ka lënë të mendojmë me postimin e saj të fundit në InstaStory.

Ajo që Afrona i uron vetes në ditën e lindjes është një fillim i ri.

“Gëzuar për fillime të reja”, ka shkruar Afrona.

Në këtë 30-vjetor nuk mungoi as urimi i Bleros për të. Këngëtari publikoi një foto në Instastory krahas së cilës vendosi një trëndafil. Nuk e dimë nëse postimi ishte me të vërtetë për Afronën, të paktën kështu u duk.

Kujtojmë se Blero ka dhënë një intervistë për T7, ku është pyetur në lidhje me Afronën. Mirëpo as këtë herë Blero nuk ka dashur të japë informacion në lidhje me ndarjen e supozuar të dyshes. Ai tha se është diçka personale, duke mos dashur të komentojë asgjë.

”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,” është shprehur Blero.