VIDEO/ “Nxirreni atë!”, pamjet tronditëse të momentit kur u mbyt greku që e shtynë nga trageti

Kanë dalë pamje të reja nga ngjarja tragjike në portin e Pireut në Athinë ku u shty nga trageti dhe u la të mbytej 36-vjeçari Antoni Kalyotis duke shkaktuar reagime të forta në Greqi.

Punonjësit e tragetit të kompanisë “Blue Horizon” e shtynë atë në det teksa përpiqej që të ngjitej në mjetin lundrues pasi ishte me vonesë.

Ata e lanë atë të mbytej, ndërsa sëfundmi ka dalë edhe një video tjetër e pasagjerëve të tjerë që bëjnë thirrje për ta shpëtuar. “Tërhiqeni atë! Nxirreni!”, dëgjohen pasagjerët teksa thërrasin.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Greqi duke akuzuar kompaninë se çoi drejt vdekjes pasagjerin për shkak të sjelljes së pahijshme të punonjësve. /albeu.com


Shtuar 6.09.2023 15:56