Obama vendos rregulla te rrepta per tranzicionin
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama do të vendos rregulla që kanë si qëllim të reduktojnë rolin e lobingut, teksa përgatitet të ngrejë administratën e tij.
Shefi i ekipit të tranzicionit, John Podesta tha se zoti Obama do të vendos "rregullat më të rrepta dhe më etike" të përdorura ndonjëherë nga ndonjë ekip tranzicioni.

Ai premtoi gjithashtu edhe kalimin më transparent dhe të hapur të pushtetit në histori.

Zyrtari i lartë i ekipit të presidentit të zgjedhur Obama, dha shenja lidhur me prioritetet e administratës së tij të ardhshme.

John Podesta nuk bëri me dije se kur zoti Obama pritej që të bënte emërimet në postet kyçe si Sekretar i Thesarit dhe Sekretar i Shtetit.

Por ai përsëriti se prioriteti kryesor i administratës së re të do të ishte stabilizimi i ekonomisë dhe kthimi i Amerikës në punë.

Zoti Podesta tha se burgu i Guantanamos ishte duke u ekzaminuar, por siç u shpreh ai, kjo ishte një çështje e komplikuar.

Ndërkaq senatori republikan, John McCain, që u mund nga Barack Obama në zgjedhje, bëri shaka "me disfatën e tij" në një program televiziv amerikan.

Në intervistën e tij të parë televizive pas zgjedhjeve, senatori i Arizonës tha se që kur ishte mundur nga zoti Obama, ai e kishte bërë gjumin si një bebe.

"Fle për dy orë, zgjohem dhe qaj," tha ai duke përsëritur një shaka të bërë pasi humbi zgjedhjet si kandidaturë e partisë Republikane në vitin 2000, ndaj rivalit të atëhershëm George Bush. (bbc)
Shtuar më 12/11/2008, ora 14:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori