Bale drejt Tottenham, Zidane kujtohet ti thur elozhe

Zinedine Zidane më në fund është kujtuar të thotë edhe fjalë të mira për Gareth Bale.

Pas një kohe të gjatë me raporte të tensionuara mes palëve, Gareth Bale ka vendosur të ndajë rrugët me skuadrën e Real Madrid.

Megjithatë, në kohën kur uellsiani tashmë po mbyll marrëveshjen me Tottenham, Zidane është kujtuar se Bale ka pasur edhe momente të mira me ‘Los Blancos’.

“Nuk kam biseduar me Bale. E di se çfarë ka bërë ai për këtë skuadër”, ka thënë Zidane.

“Ai ka qenë spektakolar me këtë skuadër, askush nuk mund të thotë ndryshe. Ka negociata (me Tottenham). Nëse largohet, i urojmë fat”, ka shtuar francezi.

Është pikërisht Zidane një nga arsyet më të mëdha që Bale ka vendosur të largohet nga skuadra e Real Madrid.


Shtuar 19.09.2020 15:50