Obama turne aziatik 10 ditor
Pëlqej
Barack Obama
Presidenti amerikan Barak Obama sot nis udhëtimin dhjetë ditor në Azi. Turneu aziatik i Obamas përfshin Indinë, Indonezinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Ndalesa e parë do të jetë qyteti i Mumbait në Indi, ku Obama do të adresojë problemet e sigurisë. Mumbai përjetoi sulme vdekjeprurëse terroriste dy vite më parë. Zyrtarët amerikanë kanë përgënjeshtruar raportet e mediave në Indi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin 34 anije luftarake në Oqeanin Indian dhe se siguria për delegacionin e presidentit Obama do të kushtojë 200 milionë dollarë në ditë.

Obama do të vizitojë dhe Indonezinë, vend ku ai ka kaluar katër vite të fëmijërisë së tij.

Në Korenë e Jugut presidenti amerikan do të marrë pjesë në takimin e G20-ës. Në Japoni, që do të jetë dhe ndalesa e fundit e turneut, Obama do të marrë pjesë në takimin e gurpit të bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit.
Shtuar më 05/11/2010, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori