Mane dëshiron të luajë për Real Madridin ose Barcelonën

Sadio Mane ka qenë protagonist ditët e fundit pas fitimit të Kupës së Afrikës me Senegalin. Lojtari 29-vjeçar i Liverpool-it bëri histori me kombëtaren e tij dhe tani është i gatshëm të largohet nga Premier League për në La Liga.

Sipas SPOX dhe Goal, Mane dëshiron të luajë për Real Madridin ose Barcelonën. Lojtari ka kontratë me Liverpool-in deri në vitin 2023 dhe sipas këtyre dy mediave, nëse dy të mëdhenjtë e La Liga-s e duan atë, ai nuk do ta ketë problem largimin nga Liverpool.

Goal dhe SPOX shpjegojnë se Mane  konsideron se nëse shkon në La Liga, ai ka më shumë shanse të bëhet lojtari më i mirë afrikan në histori nëse fiton ligën në një vend tjetër dhe një tjetër trofe të Champions League.

Mane është një lojtar kyç në sulmin e Liverpool-it me të cilin për momentin nuk ka pasur bisedime për rinovimin e kontratës që përfundon në verën e vitit 2023. /albeu.com


Shtuar 8.02.2022 20:24