Barack
Obama para se të iki nga presidenca e SHBA-së ka vendosur ti bëjë një thirrje Trump duke i kujtuar që janë në një
ekip, dhe armiku është
Putin ndaj sduhet të ketë besim tek ai.
“Një nga gjërat që unë jam i shqetësuar është shkalla në të cilën ne kemi parë shumë komente kohëve të fundit ku janë republikanët apo ekspertët apo komentatorët, të cilët duket se kanë më shumë besim te presidenti rus, Vladimir
Putin sesa tek amerikanët e tjerë. Kjo nuk mund të jetë kështu “, deklaroi
Obama në një intervistë me televizionin amerikan “ABC News”.
“Ne duhet të kujtojmë që jemi në të njëjtin
ekip dhe presidenti rus, Vladimir
Putin nuk është në ekipin tonë”, shtoi
Obama në intervistë, që do të transmetohet e plotë të dielën. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2017,
ora 09:49