Presidenti amerikan, Barack
Obama takon në Varshavë
presidentin e zgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko ku mësohet se i ka shprehur mbështetje të fortë.
Në shenjë të mbështetjes së madhe për regjimin në Kiev, një ndihmë ushtarake amerikanë për Ukrainën mund të diskutohet gjatë këtij takimi mes dy drejtuesve. Më pas,
Obama do t’i bashkohet dhjetëra presidentëve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të mbledhur në Varshavë me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të zgjedhjeve të para demokratike në Poloni, ish-vend i bllokut sovjetik.
Shtuar më 04/06/2014,
ora 10:55