Obama takohet me Dalai Lamen
Albeu.com
Presidenti amerikan, Barak Obama, u takua sot me liderin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama. Lideri budist, Dalai Lama, tha se me presidentin Obama bisedoi për paqe dhe harmoninë fetare.
"Me presidentin Obama fola për promovimin e vlerave njerëzore, me qëllim të sjelljes së paqes në botë, për të mirën e familjes paqësore, individit paqësor", tha Dalai Lama, pas takimit me zotin Obama. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se Obama “i ka paraqitur mbështetjen e fuqishme për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe gjuhësor të Tibetit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët në Republikën Popullore të Kinës”.
Shtuar më 19/02/2010, ora 01:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori