Sulmi rus në depon e naftës, zjarrëfikësit ukrainas në “luftë” me flakët (FOTO LAJM)

Këto imazhe të jashtëzakonshme kapin një betejë të zjarrfikësve për të mbajtur nën kontroll një zjarr të madh në një depo dhe fabrikë nafte.

Forcat ruse goditën ndërtesat në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës gjatë natës, thanë autoritetet lokale.

Guvernatori i rajonit e përshkroi situatën si “alarmante dhe të vështirë” dhe konfirmoi se depoja e naftës me karburant ishte shkatërruar.

Rusia ka goditur si objektiva ushtarakë ashtu edhe infrastrukturën civile gjatë pushtimit të saj.