Numri i infektimeve i riktheu nëpër shtëpi, sot dita e dytë e karantinës për shumë komuna

Dita e sotme është dita e dytë e karantinës për një sërë komunash në Maqedoninë e Veriut. Kjo masë u mor për shkak të rritjes së ndjeshme të infektimeve në këto zona.

Kështu qytetarët e të gjitha komunave në Shkup, komunat përreth Shkupit Haraçinë, Zhelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc, deri të hënën do të rrinë mbyllur në shtëpi.

Ora policore filloi të enjten nga ora 21:00 pasdite dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë në të gjitha qytetet e tjera sot dhe nesër, ora policore cila fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri ditën tjetër deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Vendimi për vendosjen e sërishme të ndalesës për lëvizje është marrë në pajtim me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektuese, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe efikas për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Shtuar 6.06.2020 09:20