Obama prezanton zevendesin
Albeu.com
pasi i dhuroi nje bilete per ne finale te zgjedhjeve presidenciale, kandidati demokrat Barak Obama dhe zevendesi i tij, Joseph Biden bene debutimin e tyre te pare me moton 'Tani eshte koha jone'.Obama u rikthye para nderteses Old State Capitol, ne Ilinois, nga ku nisi fushaten e tij historike drejt Shtepise se Bardhe ne janar te vitit 2007, per t'i prezantuar botes zevendesin e tij nese do te arrije te ulet ne zyren Ovale. Gjate prezantimit te zevendesit, Obama tha se 'ai eshte nje njeri qe ben ndryshimin, nje person me miresjellje totale, dhe ky njeri eshte Joseph Biden'. 'Ai eshte nje perzierje e veccante. Per dekata me radhe ai ka ndryshuar Uashingtonin, por Uashingtoni nuk i'a ka arritu ta ndryshoje. Ai eshte nje ekspert i politikes se jashtme, zemra dhe vlerat e te cilit jane rrenjosur ne klasen e mesme', tha Obama. Me tej Obama e quajti senatorin e Delaware, nje 'ze prijes ne cceshtjet nderkonbetare', fushe qe per hir te se vertetes eshte dobesia me e madhe e senatorit me ngjyre. Pasi mori fjalen senatori 65-vjecar falenderoi dhe vleresoi Obamen si njeri te madh e 'pragmatist i cili do ti mbaje te gjitha premtimet'. Por eksperti i ceshtjeve nderkombvetare, aktualisht kreu i Komisionit te Marredhenieve me Jashtme ne Senatin Amerikan, me shume se kushdo tjeter e ka kuptuar qe ne fillim misionin e tij. Qe ne deklaraten e pare ne krah te Obames, Biden sulmoi rende kandidatin republikan per presidet duke e quajtur ate kopje te presidentit aktual, Xhorxh Bush. Biden tha para mbeshtetesve demokrate se Senatori i Arizones nuk mund te jete ndryshe nga Bush nese ulet ne Shtepine e Bardhe.'Zonja e Zoterinj, e verteta e hidhur eshte se nuk mund ta ndryshosh Ameriken vetem me mburrje. Ja cilet jane fjalet e Mekein; Gjeja me e rendesishme eshte se kam harmoni te plote e mbeshtetjen e Presidentit Bush', tha Biden. Zbardhja e emrit te zevendesit te Barak Obames i tha fund nje seri te gjate spekulimesh por shtoi perpara nje pyetje tjeter; A eshte Joseph Biden zevendesi i duhur per Barak Obamen?. Nje pjese e analisteve te politikes amerikane mendojne se po. Pervec se nje njohes i mire i zhvillimeve dhe politikave nderkombetare, Biden eshte nje katolik i kishes romane, ccka do ta ndihmone Obamen qe te fitonte perkrahjen dhe mbeshtetjen e demokrateve katolike. Ne kete aspekt, Biden eshte balancuesi i marredhenieve te Obames me krishteret te cilet si kane pritur mire qendrimet e Obames per abortin e homoseksualet. Me rendesi te vecante per shqiptaret eshte se senatori Biden njihet si mbeshtetes i ceshtjes shqiptare. Keshtu senatori 65-vje�ar eshte mbeshtetes Biden njihet si mb�shtet�s i Rezolut�s p�r njohjen e Pavar�sis� s� Kosov�s dhe rezolutave t� tjera gje per te cilen Obama nuk ka qene shume i qarte. Zgjedhja e Obames, u komplimetua edhe nga senatorja e Nju Jorkut, Hillari Klinton, ish rivalja e senatorit me ngjyre ne garen per nominimin brenda partise. Ish Zonja e Pare e SHBA-ve e cila deri pak dite me pare perflitej se mund te rikthej ne Shtepine e Bardhe si zevendespresidente tha se 'Biden mund te jete nje zevedespresident i vendosur e dinamik' dhe 'mund te ndihmoje Barak Obamen per te qeverisur kete vend te bukur'.
Shtuar më 24/08/2008, ora 16:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori