Obama, presidenti i ri SHBA-ve
Pëlqej
Albeu.com
Barak Obama është presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është i pari afro-amerikan i cili arrin në Shtëpinë e Bardhë në historinë 232 vjeçare të Shteteve të Bashkuara.Ambasadori amerikan në Tiranë e cilësoi si ditë historike. John Withers përshëndeti fitoren e Obamës në aktivitetin e organizuar në Tiranë posaqërisht për ditën e zgjedhjeve amerikane



Tiranë, Withers: U realizua ëndrra e Martin Luterking
Ora 08: 00- "Dua tju falënderoj të gjithëve që erdhët këtu për të festuar me ne këtë ditë shumë të vecantë pas zgjedhjeve në SHBA. Dua të falënderoj Dhomën Amerikane të Tregtisë për organizimin e këtij Mëngjesi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
Sot dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të folur jo si ambasador i SHBA por si votues i SHBA. Sot është një ditë shumë e vecantë për Amerikën dhe për të gjithë amerikanët. Rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura mbrëmë tashmë kanë zgjedhur Barak Obamën duke ndryshuar kursin e historisë.
Shumë dekada më parë Martin Luiterkingu shprehu një ëndërr. Ishte një ëndërr që mbërtheu vëmendjen e shumë amerikanë nga cdo shtresë shoqërisë.
Martin Luterkingu tha se unë ëndërroj një ditë që njerëzit nuk do ta gjykojnë njeriun përmes lëkurës por përmes karakterit.
Amerikanët kishin përballë dy nga njerëzit më të zgjedhur të SHBA. Senatorin Xhon McCain, me karakter dhe integritet të fortë. Nga ana tjetër senatorin, tashëm president Barak Obama, afro amerikan që pati guximin të shpresonte.
Zgjedhja u bë mes këtyre dy amerikanë të shquar mbështetur mbiidetë dhe projektet që ato kishin për qeverisjen.
Dhjetëra e-maili nga miqtë e mi dhe familjarë dhe nëse do të përpiqesha të përmblidhja në një është : Si ndihesh tani?, Po mendoja të përgjigjesha dhe do ta përshkruaja në këtë mënyrë: Në rrugën time për në tokën e premtuar, sot kam dëgjaur nga qielli, perëndia do të më zgjasë dorën e tij të djathtë. Sot në mëngjes kam dëgjuar nga perëndia”.

SHBA- Nju Jork- Dollari rritet, shvlerësohet Euro
Ora 08: 00: Menjëherë pas fitores së Barak Obamës në zgjedhjet amerikane dollari është rritur kundrejt euros. Euro është këmbyer me 1.2860 dollarë (kundrejt 1.3 që ishte dje në Nju Jork), ndërsa u këmbye me 127.65 jen (kundrejt 127.35 që u këmbye dje

Fjalimi i Obamës: Po ne mundemi
Ora 07: 10 "Nëse ka njeri që ende dyshon se Amerika është vend ku çdo gjë është e mundur, që ende vret mendjen nëse ëndrra e themeluesve tanë është gjallë në epokën tonë, që ende vë në pyetje fuqinë e demokracisë sonë, sonte keni përgjigjen." Kështu ka filluar fjalimin e tij të fitores Barak Obama përpara dhjetëra mijëra amerikanëve që prisnin me orë të tëra rezultatin e fitores në shesh në Cikago.
"Ne e dimë se sfidat që do të sjellë e nesërmja janë më të mëdhatë në jetën tonë - dy luftra, një planet në rrezik, kriza më e rëndë financiare në shekull. Edhe kur qëndrojmë këtu sot, ne e dimë se ka amerikanë të guximshëm që po zgjohen në shkretëtirat në Irak dhe malet në Afganistan duke rrezikuar jetën."- tha Obama.

SHBA- Obama zgjidhet presidenti i 44-të. Amerika në festë

Ora 07:01 Një gëzim dhe emocion i papërshkruar ai i popullit amerikan që kishte mbushur sheshet e Nju Jorkut rreth orës 05. 43 (me orën tonë). Monitoret gjigande të vendosura në sheshin kryesor të Manhatan, transmetonin rezultatet direkte të Cnn. Deputeti Harlem Charles Rangel konfirmoi rezultatin e fitores për mijëra amerikanëve, të bardhë dhe të zi që ishin mbledhur në shesh. “Po po po” kanë kënduar në kor turma që prej orësh priste konfirmimin e fitores që do i ndryshojë historinë Amerikës. Edhe reverenci Jesi Jackson nuk ka mundur të mbajë lotët e emocionit kur u deklarua se Barak Obama është president i SHBA-së

Amerika zgjedh presidentin e parë me ngjyrë, Barak Obama

ORA O7:00 Senatori Barak Obama është presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara. Demokrati Obama e tejkaloi ndjeshëm numrin e nevojshëm të 270 votave elektorale, të nevojshme për fitoren. Ai ka siguruar 338 vota elektorale, ndërsa rivali i tij republikan, McCain, mori 152 vota.

Qindra mijëra përkrahës të zotit Obama dolën nëpër rrugët e qytetit të tij, Çikago, me thirrje gëzimi, sapo rrjetet televizive e deklaruan zotin Obama fitues të zgjedhjeve presidenciale. Përkrahësit entuziastë valëvisinin flamuj amerikanë, disa prej tyre qanin me lotë gëzimi.

Shpresat e zotit McCain për ta fituar garën u zbehën, kur ai humbi garën në disa shtete tepër të rëndësishme për garën, si Pensilvania, Florida, Ohajo dhe Virxhinia. Që nga viti 1964, asnjë republikan nuk kishte humbur në Virxhinia.

Zoti Mekein e telefonoi nga qyteti i tij, Feniksi i Arizonës zotin Obama, për ta përgëzuar për fitoren historike, duke theksuar se fitorja e tij ka një domethënie të veçantë për afrikano-amerikanët.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush e telefonoi zotin Obama për ta uruar për fitoren.
Fitorja e sotme i jep fund 8 vjet drejtimi të Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Bush.
Barak Obama do të jetë presidenti i parë zezak në historinë 232 vjeçare të Shteteve të Bashkuara. Ai do të bëjë betimin më 20 janar.

SHBA, 11 mijë raste për probleme në votime

Ora 22:00 Edhe zgjedhjet në SHBA nuk i kanë shpëtuar denoncimeve për raste të mosfunksionimit të rregullt të votimeve, Organizata për të drejten e votës, ka mbledhur 11 mijë denoncime për probleme dhe ka bërë të ditur se disa qendra zgjedhore në Virxhinia janë hapur me vonesë. Gjithashtu në Virxhinia, CNN ka sinjalizuar disa defekte në Ricmond dhe në Feirfeks, që kanë bërë që votimi të kryhet me karta dhe jo në forme elektronike. Probleme janë vërejtur edhe në shtete të tjera të SHBA-ve. (news24)
Shtuar më 05/11/2008, ora 15:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori