Obama pranon se Amerika "polli" ISIS-in?
Pëlqej
Presidenti Barak Obama është shprehur se CIA ka patur informacion lidhur me veprimtaritë e ISIS, por se e ka nënçmuar grupin terrorist.

Gjatë një interviste dhënë televizionit CBS, Obama tha se ISIS u krijua për shkak të kaosit që ndodhi në luftën civile të Sirisë.

Sipas tij, CIA e ka nënvlerësuar fortësinë e mundshme të grupeve radikale dhe se ka patur besim se ushtria e Sirisë do ti mposhte militantët radikalë, shkruan Rel.

Obama theksoi se SHBA-ja është e vendosur ta mposhtë grupin terrorist në Lindjen e Mesme, grup i cili ka kryer masakra në Irak dhe në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori