Obama pranon pergjegjesine per 'njollen e zeze'
Albeu.com
Presidenti amerikan Barak Obama nuk zgjedh rruge te mesme apo diplomatike e politike per te devijuar pergjegjesine e krizes qe shkaktoi njolla e zeze ne Gjirin e Meksikes. “Jam presidenti i vendit dhe pergjegjesia eshte imja”, ka thene kreu i Shtepise se Bardhe ne nje deklarate per shtyp ku ai theksoi se popullsia e zonave te prekura nuk do braktiset nga shteti.Ne kete menyre presidenti amerikan ben “mea culpa”, duke u dhene nje mesazh shprese banoreve, te cilet do vuajne per shume vite rrjedhjen e naftes nga pusi Deepwater Horizon qe shkaktoi nje katastrofe te paprecedente ambientale.

Nderkohe, 18 oret e ardhshme do jene vendimtare ne tentativen per te bllokuar pusin e naftes pasi BP ka nisur nje mision per betonimin e plote. Per momrntin pusi eshte bllokuar por sipas perfaqesuesit te BP, eshte shpejt per te folur per nje sukses.
Shtuar më 29/05/2010, ora 10:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori