Obama nuk mbyll Guantanamon
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka lejuar vazhdimin e mbajtjes së të burgosurve, të paraburgosurve apo të personave, të cilët duhet të transferohen në burgun e Guantanamos.

Direktivat e Obamas bëjnë të mundur edhe faktin që të burgosur të caktuar të mbahen edhe më tej në Guantanamo pa padi ose dënim, në qoftë se ata përbëjnë një kërcënim për sigurinë e SHBA-së.

Obama, siç njoftojnë mediet amerikane, kishte premtuar gjatë fushatës presidenciale se do ta mbyllte Guantanamon.

Mirëpo, veçanërisht, republikanët opozitarë këmbëngulin për vazhdimin e funksionimit të këtij kampi. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori